“Gjuetarët e Thesarit" reality show për të mos u humbur nis më 29 nëntor në RTV Ora
Producenti i këtij reality show ishte i ftuar sot në mëngjes në emisionin “Ditë e Re” për të folur për këtë reality show që do të mbajë të gjithë të mbërthyer pas ekranit të RTV Ora.
Çfarë janë Gjuetarët e Thesarit?
Silvi Fort: Është një reality show, i xhiruar në terren, në pikat më turistike të Shqipërisë. Ideja ka qenë për të promovuar Shqipërinë. Nuk ka pasur skenar, konkurentët kanë vepruar totalisht në mendjen e tyre. Ato kanë pasur një mision - duhet të gjenin një indikacion, i cili i çonte tek vendndodhja tjetër. Ai indikacion i çonte tek tjetri, tek tjetri e kështu me rradhë. Pak a shumë bazohet tek metoda e përdorur në librin Kodi i Da Vinçit.
Personazhet konkurojnë edhe në grupe, edhe vetëm.
Indikacionin e parë ju jap unë, dhe që aty konkurentë shkojnë dhe e zbulojnë. Unë thjesht po i ndihmoj ato të gjejnë thesarin.
Janë 10 konkurentë në total, pastaj eliminohen dy nga ato, ndërsa dy konkurentë të tjerë shtohen në fund.
Kur do të nisë transmetimi i këtij reality show?
Silvi Fort: Këtë të dielë, në orën 18:55, të nguliten të gjithë para ekranit së Rtv Ora.
Personazhet
Silvi Fort: Jemi bazuar në një serial të huaj "La Casa del Papel", pasi ato kanë zgjedhur një lloj strategjie të tillë, ato kanë vendosur që të ketë personazhe për çfarëdo lloj kategorie njerëzish.
Këtu ka personazhe, edhe veteranë të reality show-ve në Shqipëri që kanë marrë pjesë tek "Big Brother 2" dhe tek "Përputhen". Kanë marrë pjesë atje, dhe kanë marrë pjesë edhe tek ne. Të tjerët janë personazhe që mund të kenë bërë një emsion për të rinjtë përshembull, apo edhe blogere.
Mos e humbisni "Gjuetarët e thesarit" të dielën, ora 18:55, për t'u bërë pjesë e një eksperiencë televizive që nuk e keni parë më përpara.
