Vajza e ish-deputetes së PD, flet për djemtë e socialistëve: Më ngacmonin në Instagram
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2020, 10:21
Bukuroshja e njohur e Instagramit, Ada Deda, ka qënë së fundmi e ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në Rtv Ora, ku përballë moderatores Ester Bylyku ka treguar si e kanë ngacmuar djemtë e socialistëve.
Vajza e ish-deputetes së PD, thotë: 'Ngacmime ka plotë. Por s'dua të përmend emra duke qenë se shumica kanë krijuar familje. Më kanë ngacmuar në rrjetet sociale, madje njëri më shkruante, më pas më bëri bllok 3 vjet, sepse kishte të dashurën xheloze. Kur u ndanë më zhbllokoi dhe filloi sërish' (qesh)