Dita e alfabetit/ Gjuha Shqipe shkruhet keq edhe në dokumentet zyrtare e tabelat drejtuese

Në 112-vjetorin e njësisë së alfabetit të gjuhës shqipe, vërehen gabimet të shumta drejtshkrimore  në emërtimin e rrugëve dhe në disa dokumente.

Gabimet që shihen më shpesh janë mos përdorimi i thonjëzave, zëvendësimi i Ë me E dhe  nisja e fjalisë me shkronjë të vogël.

112 vite nga njësimi i alfabetit të gjuhës Shqipe, vërehet se gjithmonë e më shumë, gjuha shqipe po keqpërdoret.

Sipas drejtshkrimit të gjuhës shqipe, emrat e rrugëve dhe institucioneve vendosen mes thonjazave, por thuajse  në asnjë rruge në Tiranë ky rregull nuk është zbatuar.

Po ashtu edhe në institucionet e arsimit, këto gabime nuk mungojnë.

Madje disa tabela orientuese janë shkruar me shkronja të vogla, dhe duke t se për këto, nuk mban askush përgjegjësi.

Gabime drejtshkrimore janë vërejtur edhe në gjobat që policia po firmos për mosmbajtjen e maskës.

Në këtë fletë gjobe, fjala procesverbal është shkrtuar e ndarë, ndërsa nuk mungonë as përdorimi i  e-së në vend të ë-së, siç është fjala “punonjësi”…

Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit. 

Mes datave 14 nëntor - 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Por sot shihet se si nga vetë zyrtarët rregullat e drejtshkrimit po shkelen.