Barack Obama ka frikë nga vajza e tij e vogël për këtë arsye
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2020, 20:28
Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama I ftuar në emisionin “Jimmy Kimel Live”, deklaroi se ai ka frikë nga vajza e tij e vogël, Sasha dhe shkaku është bashkëshortja e tij. Obama tregoi se vajza e tyre 19-vjeçare i ngjan shumë të ëmës dhe kanë të njëjtën sjellje.
“Sasha është një mini Michelle. Kam frikë nga Michelle dhe Sasha sepse kanë të njëjtën pamje dhe të njëjtën sjellje”-tha Obama.
Ish-presidenti tregoi edhe cilësitë që vlerëson më shumë tek vajzat e tij: Sashën për vetëbesimin ndërsa Malian për gjallërinë që ka.