A arrin virusi pikun në ditën e 10-të? Ja si përgjigjet mjeku

Heronjtë e ditëve të sotme janë mjekët, ato që po ndjekin këdo që është i prekur me koronavirus.

Për të diskutuar për mjekësinë në Itali, ka qenë në lidhje skype në "Ditë e Re", në Rtv Ora, mjeku Albert Troci.

Arjola Shehu: Italia është në lockdown total, apo jo?

Albert Troci: Kemi nje tip lockdown-i, por jo si ai i marsit që ishte më i fortë. Italia është ndarë me zona, me ngjyra të ndryshme,  në bazë të numrit të pacientëve të infektuar; në zona të kuqe, portokalli dhe të verdha dhe jeshile. Këta të fundit nuk ekzistojnë. Mund të themi se tani, Italia është pothuajse e tëra e kuqe. Nuk kemi arritur akoma në pikun e pandemisë. Siç e dini, në dy ditët e fundit, kemi pasur për fat të keq, 1500 humbje jetësh, një shifër që na kujton të dhënat e marsit. Terapitë intensive, në më shumë se 16 krahina, janë mbi 40%, pragu ishte 30%. Numrat janë në rritje. Në ditët në vazhdim do të kemi numra të lartë të pacientëve që humbin jetën, por shpresojmë në ulje të numrave të rinj aktivë.

Arjola Shehu: Kemi dëgjuar teori që në ditën e 10 të virusit, është dita më e rëndësishme, ku virusi arrin pikun, a është e vërtetë një teori e tillë, apo varet tek individi?

Albert Troci: Kjo është shumë subjektive. Çdokush nga ne i jep një përgjigje imunitare të ndryshme virusit, të moshës apo gjendjes shëndetësore në atë moment. Është e vërtetë që në pacientët që janë kritikë, nga dita e 10-të kemi atë kthesën, për mirë ose për keq. Për pacientët që janë të shtruar, mund të themi se është një moment kthese. (Përgjigjen e gjeni në videon e emisionit, minuta 2:55)

Arjon Muça: Mbyllja e Italisë, a ka dhënë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë?

Albert Troci: Indeksi i transmetimit të virusit, është ulur shumë në të gjihë Italinë, është 1 pikë ca tani, po presim të ulet nën numrin 1. Para disa javësh ishte 1,7.

Arjon Muça: Po në lidhje me shpërndarjen e vaksinës në Itali, kur pritet të realizohet?

Albert Troci: Mund të themi se Italia ka siguruar rreth 3,4 milionë doza. Nga fundi i janarit, besohet. Këto doza shërbejnë për 1,4 milionë persona, që do të bëhet në dy faza. Në javën e parë një dozë dhe pas tre javësh, doza e dytë. Të dy vaksinat, Moderna dhe Pfizer-BioNTech, besoj se do të jenë gati deri në fillim të pranverës për një masë më të gjerë . Fillimisht do të përdoret në ato persona që janë më të brishtë dhe në ato zona që janë më delikate.

Arjon Muça: Po lexoja dje që në të gjithë Kinën, kishte vetëm 8 raste  me kovid. Si ka mundësi?

Albert Troci: Po, është e vërtetë. Duhet të kemi parasysh se Kina ka një sistem, që është ndryshe nga sistemet e tjera perëndimore, ka kapacitet që të përgjigjet kundrejt të gjithë popullsisë dhe masat që merren, janë më të forta.

https://www.youtube.com/watch?v=hI_piXTClWI&feature=youtu.be