Vaksina Anticovid, Dëfrim Goma: Do të jetë sasi e limituar, jo për të gjithë popullsinë
Një tematikë shumë e rëndësishme që na prek të gjithëve, është ajo mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë dhe si po menaxhohet ajo nga industria faramaceutike.
Për ta zgjeruar këtë tematikë, ka qenë i ftuar në emsionin "Ditë e Re" në Rtv Ora, Defrim Goma, Sekretar i Përgjithshëm i Urdhrit të Farmacisë, i cili ka treguar sesa i rëndësishëm është lajmi i shpikjes së vaksinës që premton 90 përqind mbrojtje ndaj kovidit.
Arjola Shehu: A dihet diçka më shumë në lidhje me çfarë pritet të ndodhë përsa i përket vaksinës anti-covid?
Defrim Goma: Dimë deri tani që një kompani, tashmë e ka gati vaksinën, por që natyrisht do të duhen muaj të tërë që të prodhojë në sasi të atilla, që të përballojë nevojat e popullatës, në aspektin global dhe natyrisht edhe që të vijë në vendin tonë. Di që BE ka pronotuar rreth 400 milionë doza për bllokun, dhe ndoshta, siç ato kanë premtuar do të jetë edhe një sasi e limituar dhe jo për të gjithë vaksinimin e popullsisë.
Arjon Muça: Kanë thanë që vaksina duhet mbajtur minus 200 gradë, sa e vërtetë është kjo?
Defrim Goma: Jo, nuk është minus 200 gradë. Dje kishim përsëri një konfirmim nga një kompani tjetër, pra nga AstraZeneca, së bashku me Oxford, pra ato janë gati hedhjes në treg të një vaksine, që sipas informacioneve të para do të jetë më një çmim më të lirë, por edhe që ruhet në kushte frigoriferike më të zakonshme, pra në temperatura 2-8 gradë, siç i themi ne për ruajtjen e barnave të ndjeshme ndaj temperaturave.
Arjola Shehu: Pse nuk është festuar kaq shumë ky lajmi i shpikjes së vaksinës?
Defrim Goma: Në fakt duhet të jetë një lajm shumë i mirë sepse sipas të dhënave paraprake, kompanitë prodhuese të vaksinave pretendojnë dhe natyrisht, ne jemi të predispozuar t'u besojmë atyre. Nëse mbrojtja ndaj Covid-19 është me të vërtetë 90 %, atëherë është një përqindje e konsiderueshme. Nuk po festohet se akoma jemi në fazën e parë dhe akoma nuk kemi evidencat e para që u përdor nga kaq banorë dhe që dha efektet e menjëhershme.