Për të përfituar vaksinën anticovid çdo gjë varet nga mosha që keni, thonë motrat shkencëtare

Kompania farmaceutike me bazë në SHBA, Pfizer, thotë se vaksina e saj eksperimentale kundër koronavirusit  është 90 për qind efektive .

Mirëpo, për kë do të jetë në dispozicion vaksina?

Të ftuara mbrëmjen e sotme  në një intervistë për Ora News kanë qenë  dy motrat binjake shkencëtare, Detina dhe Argita Zella. Sipas tyre  për të përfituar vaksinën çdo gjë varet nga mosha që keni, pasi mosha është faktori më i madh i rrezikut ndaj Covid-19.

Zella  bën të ditur personat të cilët do e përfitojnë vaksinën janë ata që kanë sëmundje sekondare dhe grupmoshat e mëdha.

"Personat që kanë më tepër nevojë janë ata persona të cilët vuajnë nga sëmundje sekondare dhe personat të cilët janë mbi 70 vjeç do jenë të parët që përfitojnë këtë vaksinë. Kjo është një lloj vaksine që duhet ofruar atyre që kanë nevojë dhe jo atyre që kanë më shumë mundësi ta marrën"