Urdhri i farmacistit jep alarmin: Po mbushet tregu me antiviralë në mënyrë anti legale nga jashtë

Situata e Covid-19 dhe mënyra se si po menaxhohet ajo nga mjekët dhe nga industria faramaceutike është një tematikë shumë e rëndësishme për vendin tonë.   

Për ta zgjeruar këtë tematikë, ka qenë i ftuar në emsionin "Ditë e Re" në Rtv Ora, Defrim Goma, Sekretar i  Përgjithshëm i Urdhrit të Farmacisë, i cili ka hedhur akuza se po mbushet tregu me antiviralë në mënyrë anti legale nga jashtë

Arjon Muça: Shumë farmaci po e japin edhe pa recetë mjekim për Covid-19, dhe dimë që një familjar është më Covid-19 dhe ka të njëjtat simptoma me një familjar tjetër dhe shkon dhe merr një kurim të dytë pa recetë, duke u improvizuar vetë qytetarët si mjekë.

Defrim Goma: Farmacia dhe farmacisti nuk kanë asnjë të drejtë që të mjekojnë vetë pacientët pa recetën e mjekut. Famacisti nuk ka të drejtë në asnjë moment, as të vendosë diagnozë dhe as të japë barna pa recetë, as për kovidin dhe as për asnjë lloj diagnoze.

Në Shqipëri po na ndodh që po shërbejnë persona që nuk janë farmacistë fare. Nuk e kanë të drejtën e ushtrimit të profesionit  dhe janë duke dhënë shërbim. Ne kemi gjetur shumë raste dhe i kemi përcjellë tek institucionet përgjegjëse sepse ne aq kompetencë kemi, dhe deri  më sot nuk kemi asnjë lloj reagimi. Gjëja e parë që duhet të dini sepse mund të ndodhë që ky fenomeni që ju po thoni, mund të jetë duke u bërë tek një person që nuk është farmacist dhe kjo është me rrezikueshmëri shumë të lartë. Nëse një person nuk është farmacist dhe e ushtron këtë profesion, mund të jetë rrezik potencial dhe për jetën e pacientëve.

Arjola Shehu: Përsa i përket rrezikut të rritjes së çmimeve, a ka patur një kontroll të vazhdueshëm në famaci për të mbajtur nën kontroll çmimet në nivelet e tyre sepse është abuzuar ndoshta pak me situatën e Covid-19?

Defrim Goma: Për barnat që qarkullojnë në mënyrë të ligjshme në Shqipëri, ka një pullë (kosoja e vendosur), të cilën asnjë farmacist nuk mund ta ndryshojë, për këto barna. Por, çështja nuk është tek këto barna, çështja është se tregu me antiviral, po mbushet në mënyrë anti legale nga jashtë dhe me ato barna, ka dy fenomene: Pasiguria që ne kemi, është bar i pasigurtë.Ne nuk kemi siguri, unë nuk mundem që ta marr atë bar dhe ta përdor për të afërmit e mi sepse unë nuk e di nëse është origjinal apo jo. Absolutisht që tek të gjitha barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë duhet të kenë pullën e sigurisë. Individualisht ne duhet të kërkomë në farmaci që barnat në farmaci të jenë të pajisura me atë pullë. Mekanizmat qeveria i ka që t'i sigurojë në mënyrë të ligjshme ose t'i regjistrojë.