Mos vallë pranoi humbjen? Trump kandidat në zgjedhjet e 2024-ës!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ende se ka pranuar zyrtarisht humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kurse planifikon që sërish të kandidohet pas katër viteve.

Ditëve të fundit siç raportojnë Aksios dhe “Ëashington Post”, Trump në rrethin e ngushtë të miqve dhe bashkëpunëtorëve ka paralajmëruar se planifikon që sërish të kandidohet në vitin 2024.

Trump aktualisht jo vetëm që është fytyrë dominuese në partinë e tij, por edhe fytyra e vetme që gjatë mandatit katër vjeçar ka shuar zërat kritikë brenda GOP-it (Partia Republikane apo Grand Old Party).

Më tej thuhet se zëvendëspresidenti Mike Pence, senatori Tom Cotton dhe Josh Hayley edhe ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, sigurisht se kanë hequr dorë nga kandidatura nëse Trump shpreh dëshirën që të nominohet sërish.

Senatori nga Teksasi, Ted Cruz dhe senatori nga Florida, Marko Rubio do të mund t’i futeshin garës me Trumpin, por një skenar i tillë tashmë është parë kur Trump që të dy i mundi gjatë vitit 2016  dhe atë para se të zgjidhej president.

Republikanët Larry Hogan dhe senatori i Nebraskës, Ben Sasse, gjithashtu do të mund të kandidonin në zgjedhje, edhe pse kanë pak gjasa për fitore.

Trump gjatë pesë viteve të fundit Partinë Republikanë e ka transformuar, ku njerëzit kyç brenda saj kanë qëndrime të ngjashme sa i përket ekonomisë dhe politikave sociale.