Persona të armatosur marrin peng disa punonjës në Kanada, forca të shumta policie rrethojnë zonën

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në një nga ndërtesat e kompanisë së lojërave Ubisoft në Bulevardin St-Laurent në lagjen Mile End të Montrealit, ku persona të armatosur kanë marrë peng dhjetra punonjës.

Në imazhet e shpërndara në Twitter, shihen dhjetëra njerëz që ndodhen në çatinë e ndërtesës ndërkohë që shumë të tjerë mbahen në sallën e konferencave raportojnë mediat kanadeze.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e kësaj pengmarrje dhe kush janë autorët që fshihen pas ngjarjes.