"Faleminderit Zotit ja dolëm", një tjetër personazh publik shqiptar rrëfen eksperiencën me Covid-19
Një tjetër person publik është infektuar me Covid-19. Gazetari i njohur Endi Tufa ka treguar në një postim në llogarinë e tij në Instagram se së bashku me familjen është infektuar me virusin Covid-19.
Gazetari është shprehur se për 14 ditë izolimi duhet në psikologji e fortë dhe mendime pozitive, si dhe bën thirrje që kushdo të mbajë maskën për të reduktuar rrezikun e infektimit.
“Faleminderit Zotit ja dolëm ta kalojmë dhe t’i rikthehemi “normalitetit”. 14 dite kujdesi dhe jo frike, besimi dhe jo shpërqëndrimi iken. Më kryesorja duke mos marrë shembujt dhe mjekime copy paste sic tashmë ka kushdo në ëhatsapp. Dhe për të mbetur këtu i detyrohem minimalisht një falenderim edhe publik doktorëve Arjan Harxhi dhe Arben Ndreu që na asistuan në cdo moment që duhej . E rëndësishme është të mos lexoni e degjoni këdo rreth virusit, kurimit, sjelljes apo veprimeve e vendimeve që duhen marrë në momente të ndryshme. Nëse njihni një mjek, besojeni dhe ndiqni vetem keshillat e tij, shokëve e shoqeve këshillat vetëm tek kafja, për sherret me të dashurin apo me vjehrren . Janë nda gjonat.
Mbani distancën dhe maskat, jo për klishe e ti bashkoheni turmes, por sepse kjo realisht mbetet mënyra e vetme e njohur deri me sot me perqindjen më të lartë të ruajtjes ndaj këtij virusi. Asnjëhere nuk i dihet, dhe asnjëhere nuk do jemi 100% të sigurt, por ama të bëjmë tonën, për veten, apo për prindërit e të afërmit që ndoshta jo të gjithë kanë mundesinë për të kaluar kaq “lehte” dhe për fat të keq kjo situatë po e tregon. Megjithatë sa me pak lajme e lexime rreth kesaj situate, sidomos këtu, ti shpëtoni makthit dhe rebdeses psikologjike.
Filma, pak lëvizje në kushte rrethanore dhe me mendime për gjëra të mira, arrin ti shkuptesh realitetit që të ofrohet të pakten këto 14 ditë izolimi, kur duhet me doemos një psikologji e forte dhe padyshim besimi në ZOT. Edhe një herë FALEMINDERIT se u bëra si profesor, por thjesht një experience personale. ”- ka përfunduar ai.