VIDEO/ Shampanja derdhet "lumë" për fitoren e Biden: Amerika është kthyer

Regjisori Spike Lee, pikë e padiskutueshme  referimi për kinemanë afrikano-amerikane, e festoi fitoren e Joe Biden së bashku me dhjetëra mbështetës në rrugët e Fort Greene, një lagje në New York. 

Një tubim i vërtetë u mbajt para shtëpisë së kineastit afrikano-amerikan dhe regjisori përfitoi prej atmosferës për të hequr një shishe shampanjë dhe për të festuar ngjarjen. 

Në mbrëmje vonë, Spike Lee, mori mikrofonin në dorë dhe deklaroi para turmës që brohorisnin: "Për katër vitet e fundit ne kemi qenë gazi i botës. Ata na përqeshën, por sot nuk na përqeshin më. Amerika është kthyer. Shtetet e Bashkuara bënë gjënë e duhur! "