‘Më pëlqen mënyra si jetoj’ Capital T shfaqet krah vajzës misterioze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2020, 09:39
Capital T është në qendër të vëmendjes së mediave sa herë që flitet për jetën e tij personale. Së fundmi këngëtari ka ndarë në rrjete sociale një foto që me siguri ka thyer zemrat e shumë vajzave.
Capital T ka publikuar në Instagram një foton e tij, në të cilin shihet i shtrirë në prehrin e një vajze. Kësaj të fundit nuk ja ka zbuluar portretin, sepse ajo e ka mbuluar gjithë fytyrën me flokë.
“Më pëlqen mënyra si jetoj”, ka shkruar Capital T dhe kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë në komente. Ndërkohë, përsa i përket karrierës muzikore, reperi po shijon suksesin e albumit “Skulpture”.
