Aurel Thëllimin e zë gjumi, vjen me vonesë në studion e Ditë e Re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2020, 16:30
Aurel Thellimi ishte i ftuar sot në studion e “Ditë e Re”. Ardhja e tij në studio ishte me vonesë pasi e kishte zënë gjumi. Kjo krijoi dhe momentet gazmore në fillim të intervistës.
Thëllimi së shpejti do të publikojë një baladë por efektet e situatës së pandemisë nuk kanë si të mos ndikojnë.
“Kam bërë disa material të bukura por po pres momentin e duhur. Është një periudhë shumë e vështirë për aktorët. Na ka penalizuar. Më mungon muzika live, krijon një emocion të paparë”
Me batutë thotë: “Kemi ngelur në minorancë ne që nuk e kemi kaluar covidin, pjesa e këtyre që kishin panik i zuri më shpejt. Tani po presim radhën".