“Të pafsha gjithmonë tu qesh kështu, dashni!” Fjolla nuk i kursen urimet speciale për partnerin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2020, 12:22
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është padyshim ndër më të komentuarat kohëve të fundit.
Fillimisht flitej për arrestimin e saj për posedim të armëve, ndërsa pas kësaj edhe lidhja me biznesmenin, Fisnik Syla.
Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e ka kaluar në shoqërinë e partnerit dhe kunatit të saj, me të cilin duket se ka marrëdhënie perfekte.
Ata janë argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe as këtë herë Fjolla nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për Fisnikun.
Ajo ka publikuar një foto të tijën duke qeshur, ndërsa krahas postimit shkruan:
“Të pafsha gjithmonë tu qesh kështu, dashni!”

