Ditë e veçantë për mamanë e Ledrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2020, 14:25
Pasi Sara Hoxha postoi foto nga spitali në Gjermani të gjithë fansat po presin që vajza e saj dhe e Ledrit të vijë në jetë nga momenti në moment.
Se fundmi ka qenë Xheraldina, e ëma e Ledrit ajo e cila e bëri lëmsh rrjetin me një foto të postuar në Instagram.
Të gjithë menduam se Sara e ka sjellë në jetë vogëlushen e saj pasi Xheri, ashtu si e njeh gjithë publiku publikoi një foto me një beb në krahë.
Epo e vërteta qëndron krejt ndryshe, bebi në krahët e Xherit është nipi i cili e ka bërë atë gjyshe-teze.
"Do ta përkëdhel këtë djalë si gjyshe-teze që jam”- duke bërë me dije se vogëlushi mban emrin Noel dhe është i biri i Fatmir Aliut, kolegut të saj.
