Çunat, xhiro me motorr, Alfio thyen rregullat e Fatmës

Prej muajsh, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani po shijojnë momentet e bukura me djalin e tyre, Noah. Dyshja ndajnë herë pas here momentet e veçanta që kalojnë pranë vogëlushit.

Së fundmi, Alfio tregon se ai është personi në familje që e mëson Noahn të thyejë rregullat, ndonëse mami Fatma përpiqet ta mësojë për të kundërtën .

“Mamushi i mëson rregullt, babushi i mëson si t’i thyejë ato”, ka shkruar Alfio krah fotos ku duket se e ka marrë të birin për një xhiro me motorr.