"Vepra e tij tashmë është një testament arti"/Elvana Gjata shpreh ngushëllimet e sinqerta për të ndjerin Koço Devole

Legjenda e humorit shqiptar, Koço Devole ndërroi jetë sot pasi u infektua me koronavirus dhe prej ditësh ishte i intubuar në Spitalin Infektiv.

Njëri prej roleve të famshme të aktorit ishte në filmin “Dy gisht mjaltë”, ku të gjithë e pamë si babai i Elvana Gjatës.

Kjo e fundit ka ndarë në InstaStory një pjesë nga skena e filmit, ndërsa i shpreh ngushëllimet e sinqerta.

“Hidhërimi është kaq i madh! Ikonë e artit shqiptar! Vepra e tij tashmë është një testament arti! E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje. U prehsh në paqe mjeshtër!”- shkruan Elvana.