Presidencialet në SHBA, Joe Biden kalon në avantazh në Pensilvani

Në shtetin përcaktues të këtyre zgjedhjeve, në Pensilvani, kandidati demokrat Joe Biden merr kryesimin me 49.4% kundrejt 49.3% të Presidentit Donald Trump, ose 5,594 vota më shumë.

Pensilvania ka 20 vota elektorale dhe e sjell Biden më pranë shpalljes së fitores.

Në Pensilvani janë numëruar 95% të votave.

Në orët e mëngjesit të së premtes, kandidati demokrat Joe Biden doli në epërsi në shtetin e Georgias me16 vota elektorale.

Gara është shumë e ngushtë dhe Biden udhëheq me një mijë vota në këtë shtet ku janë numëruar 99% e votave.