I bëri të gjithë të qanin/ Shuhet aktorja e njohur e "Titanic"

Elsa Raven, aktorja e cila njihet për rolet e saj në “Back to the Future” dhe “Titanic”, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 91 vjeçare.

Agjenti i Raven ka konfirmuar për Deadline se ajo ndërroi jetë të martën në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Ajo do të mbahet mend si aktorja që ka luajtur në një ndër skenat më prekëse të filmit Titanic, kur teksa po përmbytej anija, ajo përqafohet me bashkëshortin duke pritur vdekjen.

Kjo skenë prekëse u bë gjithashtu pjesë e videoklipit të Celine Dion, “My Heart Will Go On”, kënga cover e filmit që u bë e famshme në mbarë botën.