“Kurrë nuk e humba shpresën” / Pas 34 orësh nën rrënoja nxirret i gjallë 70- vjeçari

Pas 34 orësh që prej momentit të tërmetit të fortë që goditi Turqinë, një burrë 70 vjeçar është nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Izmir.

Ahmet Citim,  u shpëtua pak pas mesnatës të së dielës dhe u dërgua menjëherë në urgjencë.

Ministri i shëndetësisë turke, Fahrettin Koca shkroi në Tëitter atë që Ahmet i ka thënë: “Unë kurrë nuk e humba shpresën”.

Kujtojmë se Turqia e Greqia u godit paraditen e së premtes nga një tërmet me magnitutë, 6.8 ballë të shkallës rihter. Si pasojë deri më tani, 58 persona kanë ndërruar jetë dhe rreth 900 të tjerë janë lënduar.

Ndërkohë ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen ende në ndërtesat e shembura, për të nxjerrë personat që ndodhen ende në rrënoja.