Britmat e vajzës së vogël gjatë tërmetit prekën zemrat: Mami, nuk dua të vdes!

Imazhet e një vajze të vogël në Turqi që tërmeti me magnitutë 6.6 e zuri brenda në shtëpi, kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Të qarat  dhe thirrjet dëshpëruese të saj "Mami, nuk dua të vdes" kanë prekur zemrat.

Video është filmuar nga nëna e vajzës, e cila tentonte të qetësonte fëmijët.

Tërmeti me madhësi 6.6 që ndodhi afër Seferihisar në Izmir u ndie në shumë qytete, përfshirë Stambollin dhe Bursën. 

Tërmeti prej 15 sekondash, shkaktoi shkatërrim të madh, veçanërisht në Izmir dhe rrethet e tij. Qytetarwt pwrjetuan momente të frikshme.

Deri tani autoritetet turke kanw raportuar pwr 39 viktima