Pas tërmetit mbetën nën rrënoja, nxirren gjallë nëna dhe tre fëmijët e saj, në kërkim fëmija i katërt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2020, 15:36
Një nënë e katër fëmijëve që mbeti nën rrënoja pas tërmetit në Turqi, shpëtoi e gjallë së bashku me tre fëmijë, ndërsa ekipet vazhdojnë kërkimet për fëmijën tjetër.
Pasditen e së premtes tërmeti tronditi vendin ku 27 persona humbën jetën.
Përafërsisht 23 orë pas tërmetit, nëna me tre fëmijët e saj u larguan me ndihmën e ekipeve.
Ata u hoqën nga rrënojat, u mbështollën me batanije dhe u dërguan në një ambulancë për trajtim.
Gruaja Seher Perinçek dhe katër fëmijët, kishin mbetur brenda rrënojave pas lëkundjeve nga tërmeti i djeshëm.
Të paktën 20 ndërtesa u shkatërruan në qytetin e Izmirit, bazuar në deklaratën e kryetarit të Bashkisë, Tunc Soyer.