Bilanc dramatik nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi, 39 të vdekur dhe 885 të plagosur, vijojnë kërkimet
Një tërmet i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur pasditen e djeshme Turqinë dhe Greqinë.
Që prej ditës së djeshme ekipet e shpëtimit në qytetin turk po luftojnë me jetën e tyre nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të shpëtuar të mbijetuarit.
Deri tani sipas autoriteteve turke numri i të vdekurve ka shkuar në 39 dhe 885 të plagosur.
Bëhet e ditur se 243 persona janë shtruar në spital ku tetë prej tyre janë në kujdesin intesiv prej tyre 3 në gjendje të rëndë.
Shërbimi Gjeologjik i SH.B.A.-së (USGS) tha që tërmeti ishte me madhësi 7.0, por Turqia e vendosi atë më të ulët në 6.6.
Puna vazhdoi gjatë gjithë natës për të kërkuar të mbijetuarit në 20 ndërtesa në Izmir që u shkatërruan si rezultat i tërmetit.
Fatmirësisht një nënë dhe tre fëmiëjt e saj të cilët kishin mbetur të bllokuar për gati 18 orë nën një ndërtesë u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit.
Përpjekjet po vazhdojnë për shpëtimin e fëmijës të katërt të gruas.
"Ne jemi të kënaqur që po dëgjojmë mrekulli duke ndodhur si rezultat i punës së zellshme nga ekipet e shpëtimit,"- tha Kryetari i Bashkisë së Izmirit, Tunc Soyer, për TV lokal.
Rreth 100 të mbijetuar janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat deri më tani, u tha gazetarëve Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë, Murat Kurum.
Z. Soyer tha se rreth 180 të tjerë janë akoma të bllokuar nën rrënoja.