VIDEO/ "Po bie tërmet, o Zot...", si i përjetoi i riu në Turqi lëkundjet e fuqishme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2020, 14:51
Një i ri ka qenë duke luajtur video-lojëra kur tërmeti me magnitudë 6.6 ballë goditi Turqinë mesditën e sotme.
Lëkundjet kanë qenë shumë të fuqishme pasi ndërtesa shkundet e gjithë, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i familjarëve të tij.
"Po bie tërmet, po bie tërmet, o Zot...", dëgjohet teksa bërtet i riu.
Izmiri është dëmtuar rëndë nga tërmeti që ra pak pas mesditës së sotme, i cili pati një magnitudë 6.6 të shkallës Rihter.
Një numër i madh pallatesh janë shembur ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënoja për viktima apo njerëz të mbijetuar.