Pamje nga Izmiri/ Ndërtesa të shembura dhe njerëz që kërkojnë nën rrënoja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2020, 13:35
Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, i cili mesa duket ka lënë pas dëme të mëdha në njerëz dhe ndërtesa.
Tërmeti me magnitudë 7 ballë deri tani ka shembur 6 godina në qytetin turk, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë.
Deri tani flitet për 29 viktima, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare.
Lëkundja e fortë është pasuar edhe nga lëkundje të tjera me magnitudë nga 3.6 deri në 4.5.