VIDEO/ E frikshme! Si shembet në tokë pallati disa-katësh në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2020, 14:37
Tërmeti i fuqishëm i rënë mesditën e kësaj të premtje në detin Egje, ka shkaktuar shembjen e 6 godinave, sipas të dhënave zyrtare, dhe dëmtimin e shumë banesave të tjerave në qytetin turk të Izmirit.
Ndërkohë kamerat e qytetarëve kanë fiksuar momentin kur një prej pallateve shembet në tokë.
Sipas raportimeve zyrtare, tërmeti ka qenë me magnitudë 6,6 ballë, ndërsa epiqendra e tij ka qenë në Detin Egje, duke shkaktuar dëme edhe në Greqi.