Covidi hyn në Ishujt Marshall, tetë muaj pas pandemisë, identifikohen dy raste pozitive
Ishujt Marshall, vendi që i shpëtoi virusit për tetë muaj, ka regjistruar dy rastet e para me covid 19. Bëhet fjalë për një çift që rezultojnë asimptomatikë. Autoritetet kanë marrë masa për të izoluar nga komuniteti. Ndërkohë janë 8 vende ishullore në Paqësor, ku virusi nuk ka mundur të depërtojë.
8 muaj pas shpërthimit të pandemisë, Ishujt Marshall, një nga vendet e fundit në botë të paprekur nga coronavirusi, regjistroi dy rastet e para pozitive.
Qeveria e Arkipelagut të Paqësorit njoftoi se dy punëtorë nga SHBA-ja janë infektuar me virus pasi ata mbërritën nga Hawaii.
Çifti, gruaja 35-vjeçare dhe burri 46-vjeçari mbërriten me një fluturim ushtarak dhe që nga momenti kur mësuan se ishin pozitiv, u vendosën në karantinë.
Raportohet se të dy janë raste asimptomatike, pasi nuk kanë shfaqur asnjë shenjë të sëmundjes.
Autoritetet shtojnë se masat e sigurisë kanë bërë që ata të mos kenë asnjë kontakt me komunitetin në ishujt.
Kujtojmë se shumica e vendeve ishullore në Paqësor mbyllën kufijtë e tyre në ditët e para të pandemisë, mes shqetësimeve që sistemet e tyre të dobëta të kujdesit shëndetësor nuk do të ishin në gjendje të përballen me virusin.
Kiribati, Mikronezia, Nauru, Palau, Samoa, Tonga, Tuvalu dhe Vanuatu besohet se të gjithë janë ende pa virus.