EMRAT/ Humbën kontaktet me familjarët, nxirren të pajetë trupat e inxhinierit dhe dy punëtorëve në Selishtë

Nxirren trupat e pajetë e inxhinierit dhe dy punetorëve nga miniera "Balgjaj" në Selishtë.

Viktimat janë inxhinieri Ismail Hoxha,62 vjeç, Fatos Çesku, 55 vjeç dhe Rrushdi Rushiti, 29 vjeç.

Vëllai i inxhinierit Ismail Hoxha kishte bërë denoncimin në polici pasi kishin humbur kontaktet prej 48 orësh me të.

Ata dyshohet se janë mbytur nga gazrat në minierë.

Inxhinieri dhe dy punëtorë kanë qenë duke punuar në minierën 'Balgjaj', në Selishtë të Dibrës ndërsa kishin humbur kontaktet me familjarët.

Dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar në galeri, pasi sipas policisë sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Pasi u dha alarmi për bllokimin e tyre janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve, që fatkqesisht u gjetën të pajetë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e "Balgjaj", Selishtë,  kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit,  u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi, 
F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç,  banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën  si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. 

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://youtu.be/Hnl88Pu9Ezk