Tempora - Në shtëpitë e banorëve të Ballshit, atje ku frigoriferët janë bosh
Emisioni Tempora vendosi të sjellë realitetin e banorëve të Ballshin.
Shkojmë në shtëpitë e banorëve, që janë vetëm pak metra larg rafinerisë së naftës.
Ky zotëri na fton në shtëpinë e tij, ka punuar 25 vite në rafinerinë e naftës.
Janë 5 anëtarë në familje dhe asnjë prej tyre nuk punon.
Por çfarë kanë sot në frigorifer?
Nëna e moshuar ka bërë gati drekën, e bashkë me të unë hap tenxheren.
Ndërsa kjo zonjë bashkëshortin e ka emigrant.
Ikën çdo 3 muaj dhe punon në të zezë pasi në Ballsh nuk ka asnjë dritë jeshile për të mbajtur familjen.
Në shtëpinë e kësaj zonje ka shumë pak për të ngrënë fëmijët e saj.
Lista e borxheve është e gjatë në market përveç kredisë që ka marrë për tu shëruar.
Ka dhe nga ato familje që i kanë kushtet te mira në shtëpi.
Kanë punuar në emigracion dhe kanë ndërtuar shtëpinë në vendlindje. Por kanë lënë pas gjithçka dhe janë larguar.