Shpërthim i fuqishëm në Turqi, dyshohet për sulm terrorist

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në sheshin Iskenderun në qytetin e Hatay në Turqi.

Nuk raportohet për viktima, por “Hurriyet” raporton se është lënduar lehtë zv/ drejtori i policisë lokale.

Sakaq dyshimet e para janë hedhur për një sulm të mundshëm terrorist. Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në një automjet të parkuar, ndërsa janë dëmtuar edhe godinat përreth.

Po hetohet në lidhje me ngjarjen.