Plagosje me thikë dhe ndërtim pa leje, dy të arrestuar në Durrës
Policia e Durrësit ka ndaluar një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim, ndërsa ka arrestuar në flagrancë një shtetas tjetër.
I shpalluri në kërkim akuzohet për plagosje me thikë të një 54-vjeçari.
Ndërsa i arrestuari tjetër është arrestuar për shkak të punimeve pa leje që po kryente në banesën e tij.
E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 23.09.2020, pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. I., 54 vjeç, banues në Durrës, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 53 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt (me beton dhe profile hekuri), pa lejen e organeve kompetente.