Kina teston 4.7 milionë banorët e qytetit vetëm se një qytetar doli i infektuar

Kina po teston edhe një herë një qytet të tërë për koronavirusin pasi njëri nga personat e testuar rezultoi i infektuar, në provincën Xinjiang.

Rreth 4.7 milion njerëz në Kashgar po testohen,deri më tani janë gjetur 138 raste asimptomatike.

Kina ka qenë e suksesshme në uljen e niveleve të infeksionit, por vazhdon të ketë shpërthime të vogla.

Shkollat në Kashgar janë mbyllur dhe banorët nuk lejohen të largohen nga qyteti nëse nuk kanë një test negativ.

Rasti i parë në shpërthimin e Kashgar ishte një grua asimptomatike që punonte në një fabrikë veshjesh në periferi të qytetit. Deri më tani  Kina ka raportuar 85.810 të infektuar dhe 4.634 të vdekur.