"Pala tjetër del e përçarë në 5 parti", Paloka publikon videon: Vemja e Bashkisë nxori zbuluar planin e shefit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2020, 22:43
Ethet e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm kanë filluar, lojërat politike gjithashtu. Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka, denoncon tentativën e PS-së për të përçarë opozitën.
Për këtë ai i referohet një deklarate të kryebashkiakut të Tiranës në një prej takimeve të tij në Tiranë, ku paralajmëron futjen në skenën politike të 5 partive të djathta.
Paloka: Degjojeni vemjen si i shpeton goja dhe nxjerr zbuluar planin e shefit per “partite e djathta” qe do krijohen...Nuk janë parti të dala nga PD, janë parti që i ka krijuar Rama i tmerruar nga humbja! Pleh ky e pleh ata qe vihen ne sherbim te ketij...Ne nje kosh do perfundojne