Greva e urisë në Ballsh, një prej naftëtareve transportohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2020, 20:30
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevisteve naftetare në Ballsh.
Silva Fejzaj është dërguar në urgjencë mbrëmjen e sotme në spitalin e Ballshit.
Transporti i saj u bë me një automjet privat nga kolegët e saj pasi gjendja shëndetësore ka qenë shumë e rëndë.
Mësohet se janë 5 mjekë që po e asistojnë dhe japin ndihmë.
Gratë naftëtare sot mbyllën ditën e 10 të grevës së urisë.
Ato kanë paralajmëruar se do të përfshijnë në protestë edhe fëmijët e tyre, duke theksuar se nuk ka asgjë për të negociuar kur po kërkohen vetëm paratë që meritojnë.