Plani i investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor dhe integrimi, Rama takon homologun slloven në Bled
Kryeministri Edi Rama ka fluturuar këtë të shtunë në Bled të Sllovenisë, me ftesë të kryeministrit Janez Janša, ku edhe është takuar me këtë të fundit.
Në fokus të bisedimeve mes tyre sipas Ramës ishte diskutimi mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor dhe ecuria e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon.
Gjithashtu temë e diskutimeve ishte dhe zhvillimi politik dhe ekonomik i vendeve të rajonit në kontekstin e përgatitjeve të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së BE-së, vitin e ardhshëm.
"Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm" - shkruan Rama në Facebook.