Kryeministri Edi Rama  duket që nuk e ka pritur kaq herët sulmin që vjen nga institucioni I presidencës.

 Në një prononcim për gazetarët në fundt të mbledhjes së shtabit elektoral të PS-së, Rama u përgjigj dhe për etiketikim nga presidenti të maxhorancës si “Organizatë kriminale”

Edi Rama: “Është fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe. Nuk e di ku do të shkojë kaq herët sa ka nisur.

Nuk është hera e parë por realisht është shumë e turpshme, sëkëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e presidentit të Republikës që ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar siç është partia prej të cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon. Është vërtet për të ardhur keq.”

A i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese?

Edi Rama: Qeveria dhe shumica nuk ka asnjë detyrë të drejtëpërdrejtë. Në dijeninë time janë të gjitha mundësitë që ne si parlament ta çojmë përpara këtë proces dhe vendet të plotësohen sipas rregullave dhe procedurave