VIDEO/ Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi pengohen të denoncojnë aferën e inceneratorëve. Reagon koncesionari

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe kreu i FRPD Belind Këlliçi denoncuan sot dhunën e ushtruar nga strukturat shtetërore ndaj tyre.

Ata denoncuan se u penguan me urdhër mafioz të bënin detyrën e tyre për të denoncuar aferën e mafias së plehrave në landfillin e Sharrës.

Nga selia blu ata publikuan videon që tregon sesi dy perfaqësuesit e opozitës u agresuan njekohësisht nga brenda Landfillit.

Këlliçi tha se disa punonjës të kompanisë private i kanë rrethuar dhe sulmuar dy përfaqësuesit e PD-së, megjithëse ata ndodheshin në zonë publike dhe jo në ambientet private të kompanisë.

Këlliçi deklaroi se pavarësisht intimidimeve dhe sulmeve, Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga denoncimi për vjedhjen e miliona eurove në aferën korruptive të inceneratorëve me në krye kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe ministrin Ahmetaj.

https://youtu.be/-Ms7s9v419g

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV”.

Sipas saj, "ajo është një shoqëri me investitorë të huaj, e cila çdo ditë po përballet me sulme dhe gënjeshtra të paprecedenta. Sot u njohëm me një tjetër shpifje të ulët,sipas të cilës punonjësit tanë kanë penguar dhe agresuar përfaqësues të Partisë Demokratike.

Sot në orët e para të mëngjesit disa punonjës të mirëmbajtjes në Landfill ftuan për të hyrë brënda disa anëtarë të Partisë Demokratike,tëcilët qëndronin jashtë territorit të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve. Ftesës së punonjësve për tu njohur me projektin përfaqësuesit e Partisë Demokratike ju përgjigjën negativisht".

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit Inceneratoret

EMISIONET