“Gropa e zezë është Edi Rama, jo uzina", gratë greviste në Ballsh: Jemi për bukën e gojës

Përfaqësueset e Partisë Demokratike Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri ishin në Ballsh ku panë nga afër gjendjen e grave greviste të Uzinës.

Të revoltuara, ato vënë në dukje braktisjen nga qeveria, pa u dhënë asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura.

“Të mbushet xhepi i Arben Ahmetaj dhe i Erjon Braçes dhe Edi Ramës. Paga ime është kacidhe para lekëve që marrin ata. Edi Rama na premtoi se “ari i zi” do të kalojë në Uzinë dhe lekët e prapambetura punëtorët do t’i marrin. Ku është Beso Sulaj? Heshtin. Gropa e zezë nuk është Uzina, gropa e zezë është qeveria, është Edi Rama që po shkatërron  gjithçka”, tha një greviste, ndërsa një tjetër vuri në dukje mungesën e interesimit nga Ministria e Energjitikës. Ministrja Belinda Balluku është femër. Le të na japë përgjigje negative. Do ta përtypim. Por vetëm të vijë“, tha një greviste.

“Juve nuk jua mban pagën një biznes, por jua mban pagën qeveria dhe Edi Rama, sepse asnjë biznes nuk guxon të mbaje pagën e punëtorëve, nëse nuk ka mbështetjen e qeverisë”- u shpreh Dhurata Çupi.

“Edi Rama nuk e shikon realitetin këtu sepse ai po bën shown e rradhës. Nesër me Partinë Demokratike në pushtet do të keni mbështetjen tonë”, i garantoi gratë greviste Orjola Pampuri.