Administratorët e rinj shtetëror të Ora News, Daci: Shkelje e hapur, sulm ndaj fjalës së lirë

Avokati i “Yldon Media Group”, Jordan Daci ka folur në lidhje me dy administratorët e rinj shtetëror që kanë mbërritur ditën e sotme në Ora News dhe RTV Ora.

Daci e ka cilësuar këtë akt si të jashtëligjshëm dhe madje deri në shpërdorim detyre.  “

Një veprim i tillë është një veprim haptas i paligjshëm, madje përbën veprën penale “Shpërdorim Detyre”, sepse cënon një normë urdhëruese dhe kjo për një arsye, sepse legjislacioni në fuqi parashikon tre regjime administrimi. Një regjim që është kur merret në veprim administrative dhe nuk është me vendim gjykate. Në këtë rast caktohet me akt administrative administrator.

Në rastin konkret është shkelur ligji për administrimin e pasurive si në nenin 12, ku thuhet se administratori parashikohet vetëm me vendim gjykate dhe mund të ndryshohet përsëri vetëm me vendim gjykate”.

Avokati e quan një sulm ndaj fjalës së lirë.

Praktikisht është një sulm ndaj fjalës së lirë, sepse RTV Ora e Ora News është aset mediatik prandaj bëhet gjithë kjo luftë”, ka thënë Daci.

Mos harro:
Kur nis sulmi politik ndaj RTV Ora dhe Ora News dhe si po vazhdon