Vëzhgimi i BOOM: Erion Veliaj lë "rrugëve" rrugët e Tiranës

Emisioni “BOOM” ka bërë një vëzhgim në disa rrugë të Tiranës për të parë se si është gjendja e tyre.

Ky vëzhgim filloi pas telefonatave të shumta që mbërritën në redaksi.

Në rrugën “Kristaq Mone” banorët ankohen për mungesë investimesh nga bashkia e Tiranës.

"Nuk është Tirana vetëm 15-katëshi. 25 vjet pa investime, kalojmë me çizme, vijnë vetëm për votime."

"Hajde Veliaj shihe vendin, se asnjëherë s'e ke parë. "

"Lagemi në ujë dhe kthehemi në shtëpi të ndërrohemi."

"Hajde Veliaj, ec këtu vetë dhe hiqi këpucët. Edhe në fshat nuk i sheh këto rruge."

Ndërsa edhe banorët që kalojnë në rrugën “Gjergj Elez Alia” kanë të njëjtat ankesa lidhur me gjendjen e rrugës.

"Kalojmë me vështirësi për të shkuar në shkolle, i biem rreth e qark për të lëvizur, sepse këtu nuk kalojmë dot."

"Kam 25 vite këtu, e kane lënë pas dore. Vetëm llafe bosh kanë, ku shkojnë taksat tona? Mos investo vetëm në bllok."

"Kemi bërë ankesa, jo prit sot, jo prit nesër, siç ndodh me politikanet tanë."

Përtej propagandës së Bashkisë Tiranë, edhe rruga “Azem Meshi” është lënë në mëshirë të fatit.

"Nuk kanë ardhur ta shohin, jo me të bëjnë premtime. Tiranen ta kompletojnë të gjithën, jo cepa-cepa. Duan njerëzit më shumë rrugë se pallate."

"Ndoshta e vëzhgojnë tani që janë zgjedhjet. Veliaj, lërja vendin dikujt tjetër, që t'i ndihmoje shqiptarët se është gjynah."

"Nuk i drejtohem se nuk e pranoj për Kryetar Bashkie, as për rojtar në stalle të lopëve."

"Çdo lloj makine që kalon këtu, prishet."

Banorët e rrugëve në njësinë nr. 6 ndihen totalisht të braktisur dhe shprehen se nuk ka ardhur kush për të parë gjendjen.

"6 vjet qe nuk kanë vënë dorë, edhe në fshat nuk është kjo rrugë."

"S'kanë ardhur ndonjëherë ta shohin."

"Ai është vetëm për të lëvizur dorën, kokën, këmbët. Këtu jemi si në Kabul."

Kjo është gjendja reale e rrugëve në Tiranë.