A e ka parashikuar revista italiane në 1962 distancimin social që po ndjekim sot për shkak të Covid-19?
Fotografia e cila është publikuar nga revista italiane në vitin 1962 ka bërë shumë zhurmë këtë peridhë.
Pasi në foton e ilustruar shihen njerëz të cilët udhëtojnë vetëm dhe të izoluar nga njerëzit e tjerë.
Kjo fotografi është interpretuar sikur revista ka parashikuar atë çfarë do të ndodhte në vitin 2022 për shkak të Covid-19, ku njerëzit po detyrohen të respektojnë distancimin social.
Foto virale ishte botuar në një gazetë javore italiane La Domenica del Corriere, i cili filloi nga 1899 deri në 1989. Imazhi u shfaq në kopertinën e pasme të gazetës në botimin e 16 dhjetorit 1962 me një mbishkrim që mund të përkthehet përafërsisht në:
"A do të shkojmë nëpër qytete kështu? Ja se si mund të lehtësohet problemi i trafikut në qytete, nëse nuk zgjidhet plotësisht: makina të vogla me një vend që zënë një zonë të vogël.
Ndryshe nga pretendimi viral, krijuesi i këtij arti, karikaturist i madh satirik Walter Molino, nuk përmendi në mënyrë specifike se fotografia është një ilustrim i vitit të ardhshëm 2022. Titulli sugjeron që fotografia në të vërtetë tregon se si problemi i trafikut në qytete mund të lehtësohet në të ardhmen duke përdorur makina të vogla.
Si përfundim, ilustrimi viral i botuar në 1962 nuk tregon se si do të duket bota në 2022 për shkak të Covid-19, por u botua për të treguar se si problemi i trafikut në qytete mund të lehtësohej në të ardhmen duke përdorur makina të vogla, me një vend.
