Cardi B vishet nga stilistja shqiptare në festën e ditëlindjes së saj
Reperja e njohur, Cardi B ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj.
Ajo kishte organizuar një festë madhështore në Las Vegas në të cilën kishin marrë pjesë shumë personazhe të njohur dhe miq të reperes.
Por, ajo çfarë i bëri përshtypje të gjthëve ishte prania e bashkëshortit të saj, Offset të cilit para pak kohësh i kërkoi divorcin.
Gjithsesi, i lemë të gjitha këto dhe i kushtojmë vëmendje dukjes së saj glamuroze.
Dhe e gjeni se kush e kishte bërë Cardi B të shkëlqente?
Nuk ka qenë asnjë stiliste me famë botërore, por kanë qenë duart e stilistes nga Prizreni, Lena Berisha.
Reperja kishte përzgjedhur fustanin e bardhë unik nga koleksioni më i ri i Lenës.
Fotografitë tashmë janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një hap i rëndësishëm dhe mjaft i suksesshëm për stilisten.

