U tha se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, Ramush Haradinaj suprizon Anitën në ditën e saj më speciale

Ditët e fundit mediat kosovare kanë raportuar se Ramush Haradinaj sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij dhe ajo përfundoi në spital.

Menjëherë Anita reagoi dhe i hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se është prej 17 vitesh me ish-kryeministrin kosovar dhe ndihet mirë në krah të tij.

Këto fjalë hidhen poshtë edhe me foton e publikuar vetëm pak minuta para nga vetë Ramush Haradinaj i cili uron bashkëshorten e tij për ditëlindje.

Me një buqetë me lule dhe më të dashuruar se asnjëherë më parë Ramushi ja mbull gojën njëher e mirë gojëve të liga.

"Anita sot, urime gjithmonë! RH"- shkruan ai krah fotos ku shihet duke e puthur Anitën.