Deklaruan divorcin, Cardi B dhe Offset kapen mat duke u puthur

Pak kohë më parë Cardi B dhe Offset deklaruan se i kanë dhënë fund martesës së tyre, por duket se nuk kanë qëndruar më shumë larg njëri-tjetrit.

Në fundjavë Cardi B ka festuar ditëlindjen e saj të 28 ku është mbledhur me miqtë e saj në Las Vegas. Por nuk ishte vetëm kaq!!!

Ish-bashkëshorti i saj, reperi u shfaq në festë me një super dhuratë që i la të gjithë pa mend. As më pak e as më shumë se sa një makinë Rolls Royce e personalizuar për reperen, e pajisur edhe me një stol ku ishte qëndisur emri i vajzës së tyre, Culture.
Prisni se ka prap. Na u duk në apo në këto foto që janë bërë virale ish-bashkëshortët u puthën?

Epo martesa nuk qenka tregues i gjithçkaje, sepse sapo na konfirmuan që janë kthyer me njëri-tjetrin.