Stresi dhe Irkenc Hyka bashkojnë forcat, çfarë po kaurdisin

Stresi është një ndër reperat më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Artisti shpesh herë është në qendër të vëmendjes jo vetëm për projektet e tij muzikore por edhe për jetën private, dhe "ngatërresat" që ai bën ndonjëherë.

Nuk ngelet mbrapa as këngëtari tjetër Irkenc Hyka i cili me zërin e tij ka vjedhur zemrat e shumë fansave.

Së fundmi ky i fundit në llogarinë e tij në "Instagram" ka publikaur një foto me Stresin duke paralajmëruar se diçka do të vijë së shpejti.

"Do e merrni vesh shumë shpejt"-  shkruan Irkenci krah fotos me Stresin.

Se çfarë po kaurdisin të dy artistët nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.