Delinda Disha flet për William Levy: Ja si nisi biseda jonë në Instagram
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2020, 13:28
Disa muaj më parë, biseda e aktores Delinda Disha dhe yllit kubanez William Levy, pushtoi portalet në Shqipëri. Ka qenë Delinda ajo që e publikoi, e më pas biseda u bë virale.
Por si nisi kontakti mes tyre?
Delinda ka folur për here të parë për këtë, në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderatores Ester Bylyku.
Delinda u shpreh se gjatë një mbrëmje, ajo dhe bashkëshorti Eldo, po shihnin një film të William. Asaj i pëlqeu dhe e publikoi në Instagram, duke i bërë tag aktorit.
Sipas Delindës, William është shumë dashamirës me fansat dhe zakonisht kthen përgjigje. Pasi lajmi u bë viral, Delinda tha me shaka, se shumë vajza të famshme nisën ta ndiqnin në Instagram, për të parë 'çfarë të veçante ka Delinda që i shkruajti William Levy.’