Portokalli apo Genard Hajdini? Delinda Disha zgjedh: Gjona t’mira, gjona t’bukra pa pa fare!

Tashmë nuk është një sekret që aktorja e talentuar Delinda Disha, nuk ka dal e kënaqur nga puna e saj e mëparshme, spektakli Portokalli. Por cfarë do të ndodhte nëse Delindës do t`i propozonin të rikthehej në ‘Portokalli’?

E vënë në situate të vishtirë nga moderatorja Ester Bylyku, aktorja e humorit, e ka dhënë shumë shkurt dhe prerë përgjigjen në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA.

Ester Bylyku: Delinda, më mirë ta bazosh karrierën tënde duke bërë video per Instagram me Genard Hajdinin, apo të rikthehesh në Portokalli?

Delinda Disha: Gjona t’mira, gjona t’bukra, pa pa fare! 

Duke thënë kështu shprehjen e famshme të Genardit, e duke lënë të nënkuptohet që do të zgjidhte fenomenin e Instagramit, në vend të punës së saj të mëparshme.