4 ditë pas vizitës në Tiranë, vetëkarantinohet Komisioneri për Zgjerim në BE

Karantinohet edhe Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në BE, Oliver Varhelyi.

Lajmin e jep vetë zyrtari i Brukselit përmes një postimi në Twitter.

“U informova sot se një anëtar i ekipit tim rezultoi pozitiv në testin për Covid-19. Në pritje të rezultatit të rradhës unë dhe ekipi im jemi vetëkarantinuar. Ndjehem mire, nuk kam simptoma, ndërsa testi im javën e shkuar ishte negative. Qëndroni të sigurtë”, shkruan Varhleyi në Twitter, raporton Ora News.

Kujtojmë se, vetëm 4 ditë më parë, Varhelyi kreu një vizitë zyrtare në Tiranë, e cila u pasua me një seri vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor.

/a.r, OraNews