Ju ngatërruan flokët me timonin e makinës, 21 vjeçarja humb jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2020, 17:57
Një 21 vjeçare ka humbur jetën pasi flokët e saj u kapën në timonin e një makine garash që po ngiste.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indinë Jugore ku vajza kishte dalë me familjarët e saj ku fatkeqësisht mbrëmja u mbyll me një fund tragjik.
Sipas informacioneve të dhëna nga policia në qytetin Meerpet vajzës i ishin ngatëruar flokët e saj me boshtin e timonit.
Menjëhrë 21 vjeçarja u dërgua për në spitalin që ndodhej aty pranë dhe më pas u zhvendos në një spital privat ku dhe humbi jetën ditën e enjte nga plaëgt e shumta që kishte marrë.

